Kandidati për deputet nga rradhët e PDK-së, Menduh Abazi thotë se fuqizimi i sundimit të ligjit do jetë prioritet i PDK-së.
Abazi thotë se kjo parti do të subvencionojë e përkrahë bizneset dhe se do rriten pagat e sektorit publik.
Postimi i tij i plotë:
Fuqizimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i rendit juridik, do të jetë prioritet tjetër kyç i Partisë Demokratike të Kosovës.
Do të përkrahim dhe subvencionojmë bizneset, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Përmes tyre do të krijohen vende të reja pune në sektorin privat.
Do t’i rrisim pagat në sektorin publik, përfshirë gjitha kategoritë e zyrtarëve publik dhe do të rrisim kapacitetin e inspektorëve të punës me qëllim të sigurimit të respektimit dhe zbatimit të tij në të gjithë sektorët.
Bashkohuni me ne!
#PDK✅
#Rimëkëmbje✅
#HoxhajKryeministër✅
#MenduhAbazi38✅