(E plotësuar 15:19) - Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka refuzuar kërkesën e VV-së, ne lidhje me mos certifikimin e Albin Kurtit dhe pesë kandidatëve tjerë për deputet.
VV dhe partitë tjera kanë drejtë ankese në Gjykatën Supreme.
***
Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), ka marrë vendim lidhur me ankesat e subjekteve politike pas moscertifikimit të listave të kandidatëve për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
PZAP ka publikuar vendimin sa i përket ankesës të bërë nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), ku thuhet se ka refuzuar pjesërisht apelet e kësaj partie.
PZAP është duke vazhduar me publikimin e vendimeve, ku pas pak pritet të bëhet e ditur se si është vendosur për ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe
subjekteve tjera që kanë bërë ankesa.
KQZ javën e kaluar nuk ka certifikuar listat e gjashtë subjekteve politike, në mesin e tyre edhe listën e LVV-së, AAK-së dhe Nismës.
KQZ kishte njoftuar se këto lista nuk po certifikohen për shkak që sipas listës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, disa prej kandidatëve kanë dënime në tri vitet e fundit.
***
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa sapo ka bërë publik vendimin në lidhje me ankesën e subjekteve politike për moscertifikimin e kandidatëve për deputetë.
PZAP ka marrë vendim që kandidatët të mos zëvendësohen me kandiatë të tjerë.
Ditë më parë KQZ-ja nuk certifikoi disa prej kandidatëve për deputetë të cilët kanë probleme me ligjin.
Pas këtij vendimi nëntë subjekte politike dërguan ankesë në PZAP, ndër to edhe LVV-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate.
Për shkak se faqja zyrtare e PZAP ka rënë nga funksioni, pas pak plotësohet lajmi i plotë...