Presidenca e Kosovës ka reaguar pas aksionit të PSD-së, se presidenca është nëndegë e VV-së dhe se ata po i përdorin veturat zyrtare për fushatë.
Përmes një komunikate për media, thuhet se U.d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sipas ligjit, obligohet të lëvizë me veturë të Policisë së Kosovës dhe nën mbrojtjen e saj 24 orëshe, përcjell Bota sot.
Presidenca ka thënë se as Presidentja e as stafi i saj nuk përdorin vetura të Presidencës dhe të gjitha veturat janë në parking çdo ditë, andaj pretendimet e PSD-së, janë të pavërteta dhe tendencioze.
Reagimi i plotë:
U.d. Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani sipas ligjit, obligohet të lëvizë me veturë të Policisë së Kosovës dhe nën mbrojtjen e saj 24 orëshe.
As Presidentja e as stafi i saj nuk përdorin vetura të Presidencës.
Të gjitha veturat e Presidencës, çdo ditë janë në parking, ndaj, pretendimet e PSD-së, janë të pavërteta dhe tendencioze.
Rivaliteti politik nuk duhet të përdoret për diskreditim të institucioneve të shtetit.
Përgjegjësia që të ruhet integriteti i institucioneve shtetërore dhe drejtuesve të tyre është e të gjithëve.