PZAP ka marrë vendim që Albin Kurtit mos t’i lejohet kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kjo pasi që Kurti ka pasur dënim të plotfuqishëm nga Gjykata në tri vitet e fundit.
Përveç Kurtit, kandidimi nuk do t’i lejohet as Albulena Haxhiut, Liburn Aliut, Bajram Mavriqit dhe Labinotë Demi Murtezit.
Ndërkaq, ankesa për pjesën tjetër të kandidatëve është pranuar edhe të njëjtit janë certifikuar nga PZAP për zgjedhjet e 14 shkurtit.