Reagimi i parë i Vetëvendosjes: Beteja vazhdon

Aktuale

Reagimi i parë i Vetëvendosjes: Beteja vazhdon

Më: 26 janar 2021 Në ora: 16:02
Vetëvendosje

Zyrtari i LVV-së, Arianit Beqiri, është ndër të parët e partisë që ka reaguar pasi PZAP ka vërtetuar pjesën ku KQZ’ja ia ndalon pjesëmarrjen në garen zgjedhore pesë deputetëve që kanë dënime të formës së prerë, përfshirë këtu edhe bartësin e listës së LVV’së Albin Kurtin.

Sipas Beqirit, PZAP është regjim i vjetër, por “beteja vazhdon”.

“PZAP refuzon kërkesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Beteja vazhdon deri sa ta fitojmë luftën kundër regjimit të vjetër. Albin Kurti do të jetë kryeministër”, ka shkruar Beqiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat