Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar pjesërisht apelin e AAK-së pas vendimit të KQZ-së për moscertifikim të disa kandidatëve të këtij subjekti politik.
PZAP në vendimin e vet thotë se kandidatët e AAK-së për deputetë, Shemsedin Dreshaj, Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati nuk mund të zëvendësohen me deputetë të tjerë.
AAK sot ka dërguar në KQZ emrat e rinj për deputetë pas moscertifikimit të listës së vjetër me deputetë të cilët kanë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata së për tri vitet e fundit.
Lexoni më poshtë vendimin e plotë: