Sot numri i personave të infektuar me Covid-19 ka shkuar mbi 100,000,000 milionë, duke iu referuar shifrave të publikuara nga universiteti mjekësor Johns Hopkins.
Shteti që zë vendin e parë në listë përsa i përket numrit të të infektuarve është SHBA me 25,335,606 persona të prekur nga Covid-19.
Në vend të dytë listohet India me 10,676,838 të infektuar, duke u pasuar nga Brazili me 8,871,393 të infektuar, Rusia me 3,716,228 të infektuar dhe Britania e Madhe me 3,700,235 të infektuar.
Ndërkohë, Shqipëria renditet e 87-ta në listë me 73,691 të infektuar.
Maqedonia e Veriut është e 83-ta në listë, ndërsa Mali i Zi i 93-ti dhe Kosova e 94-ta.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/26/auto_wjsjsjsjsj47d1611694883.jpg)