Kandidati për president, Ramush Haradinaj, sot në periudhën e parafushatës zgjedhore qëndroi në vendlindje.
Haradinaj gjatë ditës vizitoi komunën e Deçanit që kryetar ka Bashkim Ramosajn nga AAK.
Fillimisht ish kryeministri ndjeki një aktivitet kulturor ku u promovua një libër për historinë e Deçanit e nga aty shkoi për t’i vizituar shokët e luftës.
Krejt në fund, kreu i AAK-së vizitoi ndërrmarrjen lokale “Higjiena”, të cilën e ndihmoi të krijohet gjatë kohës kur qeveriste.