Kandidatja për deputete në listën e VV’së, Mimoza Kusari Lila, ka zgjedhur disa deputetë të cilët do i votonte në listën e AAK’së.
Kusari Lila ka pasur kritika të ashpra për disa persona në listë. Ajo tha se nuk do i zgjedhte asesi Pal Lekajn dhe Selim Selimin.
“Pal më vije keq që jo. As për hajgare nuk e zgjedhi”, tha ajo.
Ndërkohë kritika më të mëdha pati për ish-ministrin Selimi i cili kishte propozuar Zonën Shenzen së bashku me ish-të dërguarin e SHBA’së, Richard Grenell.
“Selim Selimi, Shenzen e Shengeni. Ja pat huq shumë. Këtë nuk e votojë fare”, tha ajo.
“Dardan Islami ndoshta do të ishte interesant në Kuvend por do të jetë e vështirë sepse ai nuk është i Decanit.”, tha ajo.
Kusari Lila zgjodhi vetëm këta dy kandidatë:
Ahmeti Isufi.
Fatmir Gashit.