Kandidatja për deputete nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje ka treguar favoritët për deputet nga të gjitha subjektet politike në vend.
Nga 110 kandidatët për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Kusari-Lila përzgjodhi vetëm tre emra, atë të Besian Mustafës, Hykmete Bajramit dhe Vlora Dumoshit.
Në ndërkohë kandidatët e preferuar për deputet nga Partias Demokratike e Kosovës janë: Bedri Hamza, Ganimete Musliu, Valdete Idrizi dhe Ariana Musliu-Shoshin, ka thënë ajo në t7.
Ndërsa nga AAK’ja ajo zgjodhi emrin e Ahmeti Isufit dhe Fatmir Gashit.