Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardita Dushi, ka njoftuar që sot ka ndërruar jetë nëna e saj.
Njoftimin për vdekjen e saj, e ka bërë vetë Dushi nëpermjet rrjetit social “Facebook”.
Varrimi i të ndjerës bëhet sot në ora 14:30 në varrezat e Dragodanit.
Ja shkrimi i saj:
NJOFTIM MORTORË
Te nderuar familjar e miq, pas nje semundje te shkurtër MAMI, Bedrije Dushi, ndrroje jete.
Varrimi i se ndjeres behet sot ne varrezat e Dragodanit ne ora 14.30 (me Ikindi).
Varrimi do te behet ne perputhje te plotë me rregullat e IKSHPK-s.
FAMILJA DUSHI