Ish-këshilltarja e kreut të AAK-së, Rejhan Vuniqi përmes një shkrimi në facebok ka bërë të ditur që i është bashkuar iniciativës së Vjosa Osmanit.
Vuniqi shkroi që si vend po ballafaqohemi me tri vështirësi duke filluar nga pandemia, vëshrimet e mëdha e kaosi politi-zgjedhjet, përcjell “Bota sot”.
Ajo u shpreh që edhe pse me halle dhe me vështirësitë e jetës, ata tashmë GUXOJNË të kërkojnë dhe e duan NDRYSHIMIN!
Postimi i plotë
Edhe pse në prag të hyrjes së vitit 2021, uruam dhe shpresuam që ky vit do të jetë vit i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë ne. Por si duket po na del që e filluam prapë me këmbë të majtë.
Gërshetimi i tri fatkeqësive që po ndodhin në këtë fillim viti në Kosovë, pandemia, vërshimet e mëdha dhe kaosi politik-zgjedhjet, janë jashtëzakonisht të rënda dhe të papërballueshme për qytetarin e Kosovës.
Karshi një qeverie të dobët në ikje, karshi një infrastrukture të dobët të shëndetësisë, tani edhe me rrezikun nga mutacioni i ri i virusit, si dhe karshi një fatkeqësie natyrore, çdo ditë e jona, e qytetarit të Kosovës, po del të jetë betejë e re për mbijetesë.
Përderisa qytetari lufton për të mbijetuar në këtë vend të pashpresë, kasta jonë politike lufton për të triumfuar në betejën e tyre të quajtur pushtet.
Por, po harrojnë se pushtetin ia u japin mu këta qytetarë!
Prandaj, edhe pse me halle dhe me vështirësitë e jetës, ata tashmë GUXOJNË të kërkojnë dhe e duan NDRYSHIMIN!
T’i ulim shpatat e ngritura dhe ta dëgjojmë zërin e çjerrur të këtij populli të cilët dëshpërimisht duan të dalin nga kjo humnerë e krijuar nga vet ata që i kanë votuar deri më tani.
#GUXOteNDRYSHOSH
#guxomevjosen
Edhe pse në prag të hyrjes së vitit 2021, uruam dhe shpresuam që ky vit do të jetë vit i mbarë dhe i suksesshëm për të...
Posted by Rejhan Vuniqi on Wednesday, 27 January 2021