Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e ka uruar Antony Blinken me rastin e konfirmimit nga Senati Amerikan, në detyrën e Sekretarit të ri të Shtetit.
Në një reagim të shkurtër në twitter, Çitaku shpreh gatishmërinë për bashkëpunimin me administratën e re, për marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kosovës.
”Urime @ABlinken mbi konfirmimin nga Senati i SHBA si Sekretari i ri i Shtetit!
Në pritje të piketave të reja në marrëdhëniet speciale midis dy vendeve tona”, shkruan Çitaku.