Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se deklarimi i Vuçiçit është një mesazh për ne.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se mesazhi i Presidenti të Serbisë në lidhje me idenë e "Shqipërisë së Madhe", është një mesazh direkt sa për konsum të brendshëm dhe mesazh për administratën e re të SHBA-së, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se nëse e zbërthejmë, nënkupton që ata tani kanë mbrojtje më të madhe se në vitet e 90-ta dhe se nëse vjen deri te një ballafaqim të mundshëm mbi idenë e Shqipërisë së Madhe, ata do të jenë të gatshëm.
Sipas tij, ky është kërcënim që qeveria e Kosovës duhet ta dënojë atë.
Postimi i tij i plotë:
Deklarimi i Vuçiçit një mesazh për ne....!
Interesante deklarimi i Presidenti të Serbisë në lidhje me idenë e "Shqipërisë së Madhe", pra (Lërini të thonë çfarë të duan, mos kini asnjë frikë, sepse Serbia është shumë më e fortë sot se dikur........ ).
Pra është një mesazh direkt sa për konsum të brendshëm sa për administratën e re të SHBA-së që nëse e zbërthejmë na del ky mesazh:
"Mos mendoni që Serbia është ajo e viteve 90-ta por tani ka rritur standardin e saj të mbrojtjes dhe nëse vijmë deri te një ballafaqim të mundshëm mbi idenë e Shqipërisë së Madhe ne do jemi këtu".
Ky është një kërcënim që Qeveria e Kosovës ta dënojë atë në aspektin politik ndërsa në aspektin e sigurisë të tregohemi vigjilent e mos t’ia lëmë detyrat e shtëpisë as KFOR e as NATO-se sepse mbi të gjitha është koha për marrjen e përgjegjësive institucionale.