Nisma Socialdemokrate pritet të dërgojë ankesë në Gjykatën Supreme në lidhje me vendimin e djeshëm të PZAP-së për moslejimin e kandidimit dhe zëvendësimin për 12 kandidatë që kanë probleme me ligjin nga ky subjekt politik.
Këtë e ka konfirmuar kandidatja për deputete nga Nisma Socialdemokrate, Arbëreshë-Krasniqi.
“Vendimi i PZAP-së është i padrejtë, dhe ne do të dërgojmë ankesë në Gjykatën Supreme” konfirmoi Krasniqi.
Ankesë në Gjykatën Supreme për këtë çështje pritet të dërgojë edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Dje, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, PZAP, mori vendim që kandidatët e dënuar të mos lejohen të zëvendësohen me emra të tjerë.
Në mesin e këtyre emrave është edhe ai i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.