U.d presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social Facebook, përcjell “Bota sot”.
Se Osmani është kërcënuar me jetë, një gjë të tillë e ka bërë të ditur, këshilltari Faton Peci.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se Osmani që një kohë të gjatë që po përcillet edhe me kërcënime me jetë.
Ja shkrimi i tij:
Fushata e egër kundrejt u.d. Presidentes ka që një kohe te gjate që po përcillet edhe me kërcënime me jetë.
Të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja. Zonja Osmani është politikane që e ka kapërcy stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim.
Zonja Osmani për qytetarin e thjeshtë është personifikim i guximit e konsistencës, ndaj çfarëdo përpjekje për ta frikësuar apo kërcënuar është e kotë!
Ajo ende guxon dhe sërish do të guxojë!
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/27/auto_143566283_4907691649304337_2834267357416515274_n1611749153.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/27/auto_142878385_4907691775970991_7829236643086616775_n1611749155.jpg)