Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar me komandantin e KFOR-i Franco Federici.
Zemaj ka njoftuar me anë të një statusi në Facebook se me komandatin e KFOR-it kanë diskutuart për situatën epidemiologjike në vend.
“KFOR-i çdo herë ka qenë mbështetës i sigurisë, paqes dhe zhvillimeve pozitive në Republikën e Kosovës. Shëndetësia ka qenë po ashtu fushë në të cilën ata kanë ofruar përkrahje të madhe. Gjatë takimit të sotëm me komandantin e KFOR-it, Gjeneral majori Franco Federici, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike në vend, përgatitjet që po bëjmë për vaksinën anti Covid dhe vaksinimin e qytetarëve sipas planit të imunizimit”.
“Jemi të përkushtuar që edhe më tej dhe më fuqishëm të vazhdoj bashkëpunimin mes Qeverisë dhe KFOR-it dhe gatishmërinë për ta thelluar dhe begatuar atë. Vendi ynë dhe qytetarët janë falënderues për mbështetjen e vazhdueshme që KFOR-i i ka dhënë shëndetësisë së Kosovës”, shkruan ai.