Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se ende nuk e di se për kë do të votojë, për cilën parti, por që e di se për kë nuk do të votojë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk do të votojë persona me aktakuza aktive, ata që i ndërrojnë shpesh partitë dhe qëndrimet, që shkojnë gjithmonë pas partisë fituese, përcjell Bota sot.
Postimi i tij i plotë:
Ende se di për cilën parti do të votoj.
Ama e di se nuk do të votoj:
1. Persona me aktakuza aktive;
2. Persona që i ndërrojnë shpesh partitë politike dhe orientimin politik;
3. Persona që i ndërrojnë qëndrimet kah të frynë era;
4. Persona që shkojnë gjithmonë dhe vetëm pas partisë fituese;
5. Persona që kanë pozita si asistente, profesor, apo pozitë tjetër të lartë dhe nuk dinë shkrim lexim;
6. Persona që i kanë shfrytëzuar privilegjet, janë rehatuar pa meritë në pozita në 10 vitet e fundit, kanë qenë pjesë aktive e kapjes së shtetit dhe sot kërkojnë vota me ç’kap shtetin nga vetvetja.