Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, është kërcënuar nga një qytetar në profilin e saj në Facebook.
Kërcënimin ndaj Osmanit, e ka dënuar këshilltari i saj Faton Peci, i cili ka thënë se Osmani përballet me një fushatë të egër dhe me kërcënime me jetë.
Për rastin në fjalë ka reaguar edhe Prindon Sadriu, bashkëshorti i Vjosa Osmanit, përcjell Bota sot.
Ai ka kërkuar të ndalen kërcënimet dhe ofendimet nga “militantë partiak” e “të sëmurët mental”,
Reagimi i tij në Facebook:
Gjuha e ofendimeve nga bartës të caktuar të institucioneve, ka filluar të përkthehet tash e disa ditë në kërcënime specifike dhe kanosje nga militantë partiak e të sëmurë mental. Dy grupet komplemetojnë njëri-tjetrin dhe si duket kanë të njëjtin synim.
Boll ma! Stop ofendimeve dhe kërcënimeve.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/27/auto_143566283_4907691649304337_2834267357416515274_n1611759138.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/27/auto_142878385_4907691775970991_7829236643086616775_n1611759140.jpg)