Analisti paralajmëron destabilizim të situatës në Kosovë!

Aktuale

Analisti paralajmëron destabilizim të situatës në Kosovë!

Më: 27 janar 2021 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Analisti politik, Belul Beqaj thotë se vendimi për moslejimin e Albin Kurtit të kandidojë në zgjedhje nuk do ndikojë në rezultatin zgjedhor. Mirëpo, ai konsideron se moskandidimi i tij do të shumëfishojë mllefin, i cili pas zgjedhjeve mund të reflektojë varësisht nga rezultati.

“Mendoj se vendimi për mos lejimin e Albin Kurtit nuk do të ndikojë shumë në zgjedhje, por mos kandidimi i tij do të shumëfishojë mllefin dhe pakënaqësinë, e cila mund të reflektohet pas zgjedhjeve në forma të ndryshme varësisht nga rezultati i zgjedhjeve“, deklaroi Beqaj.

Beqaj thotë se rezultati zgjedhor do jetë pasojë e sjelljeve politike.“Besoj se rezultati i zgjedhjeve do të jetë pasojë e reflektimit të sjelljeve politike. Prandaj, nëse moskandidimi do të ngrisë mbështetjen, ajo do të nënkuptojë sjelljet racionale politike, nëse moskandidimi ulë mbështetjen, ajo do të nënkuptojë sjellje emocionale, të cilat mund të destabilizojnë situatën“, shtoi ai.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vendosi dje që kandidatët që nuk janë certifikuar nga KQZ-ja të mos zëvendësohen me kandidatë të tjerë.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë paralajmëruar se do të dërgojë ankesë në Gjykatën Supreme për këtë çështje. Partia e Ashkalinjëve për Integrim ka dorëzuar poashtu ankesë në Gjykatën Supreme për shkak të vendimit të PZAP-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat