Kandidati për deputet nga AAK-ja, Lahi Brahimaj së bashku me liderin e partisë, Ramush Haradinajn, e kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini janë takuar me qytetarë, bashkëluftëtar e veprimtarë.
“Mbështetja që morëm nga bashkëluftëtarët tanë dhe familjarët e vëllezërve të armës që u përjetësuan për këtë vend ishte e madhe, ishte forcë por edhe përgjegjësi”, ka shkruar Brahimaj.
Lahi Brahimaj kandidon me numrin 22 në këto zgjedhje.
Postimi i plotë:
Me ju në çdo kohë, në luftë e në paqe.
Familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë i takuam sot bashkë me presidentin e ardhshëm Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini. Mbështetja që morëm nga bashkëluftëtarët tanë dhe familjarët e vëllezërve të armës që u përjetësuan për këtë vend ishte e madhe, ishte forcë por edhe përgjegjësi. Së bashku arritëm lirinë e së bashku do të arrijmë të forcojmë e zhvillojmë shtetin, vetëm të bashkuar do të arrijmë të realizojmë ëndrrën e shqiptarëve ndër shekuj, amanetin e dëshmorëve, ëndrrën e çdo të riu për një jetë më të mirë.
#RamushHaradinaj1
#LahiBrahimaj22