Hoxhaj fton përsëri Kurtin në debat: Ai po i ikë debatit, që 7-8 javë po i them dil matu

Aktuale

Hoxhaj fton përsëri Kurtin në debat: Ai po i ikë debatit, që 7-8 javë po i them dil matu

Më: 27 janar 2021 Në ora: 20:07
Enver Hoxhaj

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj,e ka ftuar edhe një herë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, që të përballet në debat me të.

Këtë ftesë Hoxhaj e bëri gjatë një takimi me fermerët e komunës së Rahovecit .

“Meqë Albini po i ikë debatit, nuk po guxon me dalë në debat, a nja 4, 5 vite thoshte në Kuvend të Kosovës dilni matnu, edhe unë po i them që 7, 8 javë dil matu se ai nuk ka program, nuk dëshiron me pas program, nuk i interesojnë interesat e qytetarëve të Rahovecit, nuk i intereson bujqësia.

Ai mendon që rrushi piqet vetëm duke e pa, jo punën që e bëni ju. I vetmi subjekt politik serioz në këto zgjedhje për ta udhëhequr vendin është Partia Demokratike e Kosovës dhe jam unë”, ka thënë ai.

Hoxhaj e kishte ftuar edhe më herët Kurtin në pesë debate televizive për të debatuar për çështje të ndryshme të rëndësishme për vendin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat