Derisa jemi ndër shtetet e pakta që ende s’kanë arritur të marrin asnjë vaksinë anti-COVID dhe situata me pandeminë vazhdon të jetë shumë e vështirë, partive politike s’u bën përshtypje ky fakt.
Dëshira për pushtet po i bën kandidatët e partive politike që të lënë anash rrezikun për veten, familjen dhe gjithë qytetarët.
Një gjë të tillë e bëri sonte edhe kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës njëherësh ministër në detyrë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike, Agim Veliu.
Veliu shihet në mesin e shumë qytetarëve të tjerë, asnjëri prej tyre nuk ka maskë dhe as nuk respekton distancë, kështu duke rrit rrezikon edhe më tepër për COVID-19.
“Pritje e ngrohtë nga qytetarët e Podujevës. Kënaqësi takimi dhe bashkëbisedimi me ta. Besimi në LDK është besim për shtet”, shkroi Veliu.