Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës Kujtim Munishi, e ka konfmuar vrasjen në kryeqytet, ku dyshohet se babai e ka vrarë djalin e tij si shkak i një problemi familjar.
Ai tregoi se ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, e cila po hetohet.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes është prokurori Ilaz Beqiri i cili po heton rastin derisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
"Posa të mblidhen të gjitha provat relevante, do të jepen edhe informacionet tjera", tha kryeprokurori Kujtim Munishi.