Shqipe Selimi: Nuk kam hyrë si kandidate ta zëvendësoj Rexhën e as për rrogë

Aktuale

Shqipe Selimi: Nuk kam hyrë si kandidate ta zëvendësoj Rexhën e as për rrogë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 21:24
Rexheo dhe Shqipe Selimi

Kandidja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, që është edhe bashkëshortja e ish-deputetit Rexhep Selimi ka treguar se pse është renditur me numrin 10 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në të kaluarën, në çdo palë zgjedhje numrin 10 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje e ka mbajtur Rexhep Selimi.

Ky numër, gjatë kohës së luftës ka qenë edhe nofka e Rexhep Selimit, i cili nga bashkëluftëtarët është thirrur si “Dhjetëshi”.

“Duke e pa historikun e numrit 10 gjatë luftës e që Rexha ka konkurru me 10, Lëvizja më ka nderu. Nuk po mundohem me zëvendësu Rexhën, sepse ai nuk mundet me u zëvendësu”, tha Shqipe Selimi në “Kallxo Pernime”.

“Nuk jam hy në politikë me zëvendësu Rexhën. E kanë gabim. Nuk jam hy as për një rrogë. Kontributi im do të jetë i pashmangshëm dhe mendoj se do të jetë edhe vet qenia ime. Do të angazhohem që ketë barazi gjinore si dhe në aspektin e sigurisë. Pak femra ka që merren me mbrojtje, siguri e ushtri”, tha ajo.

“Në luftë s’kam pasur nofkë, më kanë thirr Shqipe. Ka pas që më kanë thirr edhe Shota”, tha Selimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat