Ministria e Financave njofton se më 4 shkurt do të mbahet ankandi i dytë i Letrave me Vlerë për vitin 2021.
Në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë eurosh.
Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.