Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka shkuar tek varrezat e kryeqytetit aty ku pritet që pas pak të varroset biznesmeni Albert Krasniqi.
Përveç Abrashit ne varrimin e Krasniqit janë duke marrë pjesë qindra njerëz, familjarë, miq e bashkëpunëtorë të të ndjerit.
Vrasja e Albert Krasniqit, mbrëmë në kryeqytet shokoi të gjithë.
Dorasi dyshohet të jetë baba i tij, e shkaku pse ndodhi një gjë e tillë ende nuk dihet.