Gazetarja Arbana Xharra përmes një postimi në facebok ka shkruar në lidhje me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin.
Xharra u shpreh që ka mbështetur Osmanin për emërimin e saj në poste të larta udhëheqëse, duke shtuar që ende beson se gratë e ngritura e të fuqishme i duhen Kosovës, përcjell “Bota sot”.
Mirëpo Xharra tutje tregon një zhgënjim të saj në lidhje me Osmanin, është heshtja dhe mos guximi i saj për të qëndruar haptazi me të vërtetën.
Vjosa do të digjet politikisht nëse nuk ndryshon qasje, përfundon Xharra.
Postimi i plotë
Publikisht e kam mbështetur Vjosa Osmanin për emërimin e saj në poste të larta udhëheqëse. Vazhdoj me besu që gratë e ngritura të fuqishme e të edukuara i duhen Kosovës. Por ajo çfarë kam parë ditëve të fundit, heshtjen e saj dhe mos guximin për të qëndruar haptazi me të vërtetën më ka zhgënjyer. Sepse une besoj që një figurë e fortë politike nuk gjunjëzohet, dhe as nuk bën shërbim e as kompromis për interesa të individit apo grupit të caktuar politik. Vjosa do të digjet politikisht nëse nuk ndryshon qasje!