Daut Haradinaj reagon pas kërcënimeve të Aleksandër Vuçiq

Aktuale

Daut Haradinaj reagon pas kërcënimeve të Aleksandër Vuçiq

Më: 28 janar 2021 Në ora: 18:11
Daut Haradinaj

Ish- shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),njëherit edhe kandidat për deputet, Daut Haradinaj ka reaguar pas kërcënime të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Haradinaj ka thënë se gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet e Vuçiq në llogari të Kosovës, nuk i ndihmojnë aspak stabilitetit rajonal.

“Ngritja e kapaciteteve ushtarake në gjendje gatishmërie, me pretekst se “ndjehet i kërcënuar nga situata në Kosovë”, është gjuhë e rrezikshme, nga e cila ka pësuar i tërë rajoni, ndërkaq Serbisë i ka sjell humbje të luftërave dhe izolim”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Tutje, ai është shprehur se Kosova ka një forcë mbrojtëse moderne cila po merr pjesë në misione paqeruajtëse, me synim anëtarësimin sa më të shpejtë në NATO.

Postimi i plotë

Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet e Vuçiq në llogari të Kosovës, nuk i ndihmojnë aspak stabilitetit rajonal.

Ngritja e kapaciteteve ushtarake në gjendje gatishmërie, me pretekst se “ndjehet i kërcënuar nga situata në Kosovë”, është gjuhë e rrezikshme, nga e cila ka pësuar i tërë rajoni, ndërkaq Serbisë i ka sjell humbje të luftërave dhe izolim.

Kosova ka një forcë mbrojtëse moderne cila po merr pjesë në misione paqëruajtëse, me synim anëtarësimin sa më të shpejtë në NATO.

Uroj që edhe Serbia sa më parë t'i bashkohet aleancës perëndimore, duke llogaritur paqe, stabilitet, bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë me të gjithë fqinjët e saj.

Neve jemi më shumë se të vendosur në rrugën tonë drejt perëndimit.

Kosova është shtet i pavarur dhe nuk ka kthim mbrapa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat