Hoxhaj: Mungesa e Thaçit dhe Veselit është kthyer në vullnet dhe fuqi të re politike për PDK-në

Aktuale

Hoxhaj: Mungesa e Thaçit dhe Veselit është kthyer në vullnet dhe fuqi të re politike për PDK-në

Më: 28 janar 2021 Në ora: 21:04
Enver Hoxhaj

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se mungesa e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, është kthyer në vullnet dhe fuqi të re politike për PDK-në.

Hoxhaj thekson se kjo situatë e ka mobilizuar PDK-në

“Kjo ka krijuar një mllef tek elektorati i PDK-së dhe ka krijuar një situtat të vështirë. Tash e kam përshtypjen se ky mllef është kthyer në vullnet dhe fuqi të re politike.

Unë e kam parë kohët e fundit në fushatë,  është bërë aktiv edhe një pjesë e vetëranëve të PDK-së të cilët nuk i kam parë prej 2014-të, kjo situatë e ka mobilizuar elektoratin e PDK-së”, ka thënë Hoxhaj në Rubilon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat