Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka treguar disa nga aryset që qytetarët duhet të votojnë PDK-në në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Hoxhaj ka theksuar se pa PDK-në nuk ka vendimmarrje në vend.
“Për PDK-në e kanë shumë lehtë, e kanë pa që pa PDK-në nuk ka vendimmarrje. Pa PDK-në nuk do të kishte votim të buxhetit, pa PDK-në edhe pakoja e rimëkëmbjes nuk do të kalonte. E vetmja parti që ofron stabilitet është PDK-ja”, deklaroi ai.
Ndërkaq, ka shtuar se qytetarët nuk duhet të votojnë VV-në, për faktin që, siç tha ai VV-ja është opozitë kundër shtetit.
“VV-ja ka treguar se nuk ofron as vizion. Ajo çfarë kanë parë qytetarët nga VV-ja është një opozitë kundër shtetit”, ka thënë Hoxhaj.