Organizata Ndërkombëtare “Transparency International” sot doli me një raport në lidhje me Korrupsionit për vitin 2020.
Kosova këtë vit është radhitur e 104-ta me 36 pikë, duke shënuar përkeqësim në luftën e korrupsionit, meqë ka rënë për tri pozita më poshtë sesa vitin e kaluar.
Në lidhje me këtë raport ka reaguar kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj. Ai në tha se ky raport i referohet LVV-së.
“E kanë parë që PDK nuk ka vendimmarrje. E kanë parë vitin e fundit. Pa PDK nuk do të kishte votim të buxhetit, edhe pakonë e Rimëkëmbjes Ekonomike, jo vetëm që e votuam por, e rikonstruktam atë.”
“Nëse LVV ka qenë në pushtet për 50 ditë, atëherë ky rankim i referohet atyre, pasi kjo është bërë për vitin e kaluar. LVV ka treguar se nuk ofron as vizion e as platformë”, u shprehë ai.