Reçica i propozon qeverisë të ndajë nga 100 euro për të gjitha kategoritë e dala nga lufta

Aktuale

Reçica i propozon qeverisë të ndajë nga 100 euro për të gjitha kategoritë e dala nga lufta

Më: 28 janar 2021 Në ora: 22:38
Skender Reçica

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqënies Sociale, nga radhët e Nismës, Skender Reçica ka njoftuar se ka dërguar në Qeveri kërkesën për miratim që për të gjitha kategoritë e dala nga lufta të ndahen nga 100 euro për muajt shkurt, mars dhe prill.

Këtë e ka bërë me dije në Kanal 10.

“Me qëllim që të mbështesim kategoritë më të ndritura të trashëgimisë tonë më të lavdishme të luftës së UÇK-së, në këtë kohë të vështirë me pandeminë COVID-19, ne kemi marrë vendim që të gjitha këtyre kategorive t’iu ndajmë mjete shtesë në vlerë prej 100 euro gjatë këtyre tre muajve.

Kjo shumë e ndarë e mjeteve do të bëhet nga pakoja për rimëkëmbje ekonomike sipas Nenit 24 të Ligjit nr 07/L -041 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021″, ka thënë Reçica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat