Haxhiu: Çdo votë për PDK-në, është liri për Thaçin dhe Veselin

Aktuale

Haxhiu: Çdo votë për PDK-në, është liri për Thaçin dhe Veselin

Më: 28 janar 2021 Në ora: 23:28
Bekim Haxhiu

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu, ka vizituar sot gjatë ditës, disa fshatra të Drenicës.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur, se fshatrat Kastriot, Runik, Leçinë, kanë treguar mobilizim për “Rimbëkëmbjen”, programin e PDK-së.

Gjithashtu, Haxhiu ka shkruar se vota për PDK-në, do të thotë, liri për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin nga Specialja.

Postimi i tij i plotë:

Takimet miqësore që zhvilluam bashkë me disa nga kandidatët për deputetë, me banorët e fshatrave Kastriot, Runikë, Leçinë të Drenicës, tregojnë mobilizimin dhe mbështetjen për #Rimëkëmbjen e Kosovës- Program konkret i PDK-së.

Ky mobilizim politik në Drenicë tregon qartë vetëdijen e rrezikut nga elementë që pretendojnë të na e kriminalizojnë luftën tonë çlirimtare.

Prandaj, çdo votë për PDK-në, është liri për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, e çlirimtarët tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat