Profesori i njohur, Nuri Bexheti, ka folur për aktivitetin e Enver Hoxhajt të PDK-së gjatë viteve të ’90-ta.
Ai ka thënë se Hoxhaj ka qenë mjaft aktiv dhe ka qenë në kontakt me drejtuesit e UÇK-së para dhe gjatë luftës në Kosovë.
“Ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe kemi biseduar me radio gjermane me satelit dhe përgjimet mund të zbardhen dikur. Aty do të dëshmohet që kur kam qenë unë në çizme të ushtarit të UÇK-së, Enver Hoxhaj është nisur për në Kosovë.
Me kërkesë të Hashim Thaçit dhe kërkesën time, Hoxhajn nuk e kemi lejuar të vijë në Kosovë. Hoxhaj ka doktoruar atje dhe ka dalë edhe në ballinat e medieve austriake ku kishte deklaruar se Kosova është e shqiptarëve”, ka thënë Bexheti në Kanal10.