Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka treguar pesë emra që do t’i votonte për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga lista e Vetëvendosjes.
Haziri ka thënë se do ta votonte Liburn Aliun, pasi është i anës së tij.
Përveç Aliut, ai ka përmendur Arbërie Nagavcin, Gani Krasniqin e Glauk Konjufcën.
Ndërsa për kandidatin e pestë Haziri nuk ka mundur të vendos. Dyshimet e tij ishin ndërmjet Haki Abazit e Hekuran Muratit.
“Arbërie Nagavcin, mu ka dukur si zojë që e ka menaxhu Kuvendin. Liburnin e kam të anës time pak. Gani Krasniqin, pastaj Glauk Konjufcën dhe Haki Abazin ose Hekuran Muratin”, ka thënë Haziri.