Arbër Tolaj nga AAK ka thënë se emërimi i motrës së tij në bordin e Universitetit të Prishtinës, nuk ka të bëjë me lidhje familjare.
“Motra ime është profesioniste e lamisë së saj. Për atë pozicion nuk ka pasur konkurs, ka pasur emërime. S’është e lidhur me politikë, ka hyrë siç e kërkojnë edhe ligjet”, tha ai në Interaktiv.
Nga ana tjetër ai shprehet se në krye të qeverisë së ardhshme, partia e tij nuk do të jetë pjesë e nepotizmit.
“Në politikë çdo subjekt sa i përket emërimeve, bëhet jo përmes konkursit. Sa i përket konkurseve të rregullta, jo se jemi kundër tyre që të pranohen në punë, përmes institucionit dhe konkursit, ata do të konkurrojnë në rrethana të barabarta. Çështja e nepotizmit është karakteristikë në vendin tonë, jo vetëm AAK-ja por secili subjekt duhet ta ketë parim eliminimin e nepotizmit”, tha ai.