Aktivistja Jeta Berisha, ka thënë se planprogrami i Partisë Demokratike të Kosovës lë vend për kritika në aspektin përmbajtësor.
Ajo në Edicionin e Analizës ka deklaruar se paraqitja online e disa prej pikave të planprogramit të PDK-së është kopjim i disa fushatave të zhvilluara në shtete tjera të botës.
“E kam përcjellur sidomos fushatën online, në të cilën kanë shpalosur disa pika të planprogramit të tyre. Kjo metodë e tyre ka dalë të jetë e një kopjim shumë i mirë me disa fushata zgjedhore që janë zhvilluar në tri shtete tjera të botës, një fushatë është zhvilluar në SHBA, një në Serbi dhe një më parë në Suedi. Në aspektin profesional fushata është bukur e realizuar. Por, në aspektin përmbajtësor lë shumë hapësira për kritika”.
“Nuk e kuptojë PDK-në në çfarë plani të rimëkëmbjes është duke u thirr. Kush e ka udhëheq shtetin gjithë këto vite? PDK-ja ka qenë ajo që ka qenë mbrapa gjatë gjithë politikave të zhvilluara deri tani”.
“Me u thirr në një rimëkëmbje në një shifër rreth 500 milionë euro që kanë me kthyer ekononimë e shtetit, në kohë të pandemisë ku kanë me i marrë ato pare. Nuk e di a kanë ndonjë planstrategjik se ku kanë me i marrë këto para. Mundem të them kjo është një banalizim i krejt i asaj çka janë duke supozuar të paraqesin publikisht”, ka thënë Berisha.