Veprimtari dhe anëtari i LDK-së, Halil Geci ka reaguar ndaj ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajt.
Këto akuza Geci i ka bërë pas deklaratave të Hoxhajt, i cili ka thënë se Albin Kurtin e fut në xhep në secilin debat.
Geci u tregua i ashpër, i cili përmes një postimi në Facebook, thotë se, xhepi i Hoxhajt nuk e mbanë Albinin i cili u bë i madh.
Sipas Gecit, Albini krejt PDK-në e mbanë në xhep.
Anëtari i LDK-së e ka kritikuar edhe sloganin e PDK-së, që e kaun quajtur “Rimëkëmbje”, ku shton se kush e rrënoi ekonominë për 18 vite qeverisje që sot duan ta rimëkëmbin.
“Mulla Enver ti dhe partia jote për 20 vite e keni vjedhur këtë vend, e keni plaçkitur këtë vend, ku njerëzit e juaj në krye të partisë e kanë blerë tokën pesëdhjetë euro arin nga ky shtet dhe ja ka shitur po të njëjtit shtet shtatëmijë euro arin. Mulla Enver a jeni ju dhe shokët tuaj ata që keni vrarë e plaçkitur më së shumti këtë vend, e që as sot, as atëherë nuk kanë pasur guxim të ju marrin ne pyetje për as një krim që dyshoheni si vrasës hajna e kriminel ku gati dy të dyshuarit e Hagës më se paku do të dalin të fajshëm, në krahasim me kriminelet e hajnat që i keni sot në parti”, shkruan Geci në Facebook.
Postimi i plotë:
HOXHAJ: KURTIN E “FUS NË XHEP” PËR ÇDO DEBAT
Jo Mulla Enver gabim e ki, Kurti u bë i madh Albinin nuk ka xhep i liderëve të PLANETIT që ja zë, e gjepi i yt nuk ta mban o Mulla Enver!
Për ty dhe partinë si motër tënde LDK-në, Albini ju mban në xhepi, këtë e them me argumente lexoje shkrimin tim dhe kundërshtoje nëse mundesh.
Fushatat e pista dhe shumë te pa fytyra e të dy partive si motra LDK-PDK sa është e neveritshme aq edhe monotone si dhe gënjeshtrat e tyre për 20 vite ku në sy të këtij populli janë e keqja e këtij vendi, ku njihen si hajna e milionerë ku kanë vjedhur, vrarë e plaçkit plot 20 vite rresht këtë vend.
Gjithmonë ne qytetaret mendonim se poshtërsitë që i keni bërë në qeverisjet e përbashkëta për 20 vite rresht dhe marrëveshjet e dëmshme që i sollët Kosovës thoshim me vete se ju nga turpi do zhdukeni nga vetvetja.
Ne si votues dhe si qytetar mendonim cilat do janë sloganet me të cilat do ti dali përballë votuesve të tyre që për 20 vite e kanë gënjyer e sakatuar këtë popull.
Më e keqja e të këqijave gjatë qeverisjeve të këtyre partive ka qenë ikja e afro katërqind mijë djemve e vajzave nga atdheu, brumë ky që e mban gjallë këtë tokë ata ishin rinia ata që ikën dhe se vështirë se do të kthehen ndonjëherë.
Slogani i LDK-s “Shteti Shtet” tregon se as edhe një të vetmin premtim për 20 vite se kanë realizuar dhe kur e kam parë sloganin “Shteti Shtet” jam çuditur se si e kanë gjetur këtë gënjeshtër të lyer me të fëlliqtë, ngase pikërisht përmes këtij “SHTETIT SHTET” jeni bërë milioner.
Gjithashtu PDK me sloganin “RIMËKËMBJE” vije pyetje kush e rrënoi atë ekonomi për 18 vite qeverisje që sot PDK-ja me Mulla Enver Hoxha po dojka mi “rimëkëmbë”.
Mulla Enver ti dhe partia jote për 20 vite e keni vjedhur këtë vend, e keni plaçkitur këtë vend, ku njerëzit e juaj në krye të partisë e kanë blerë tokën pesëdhjetë euro arin nga ky shtet dhe ja ka shitur po të njëjtit shtet shtatëmijë euro arin.
Mulla Enver a jeni ju dhe shokët tuaj ata që keni vrarë e plaçkitur më së shumti këtë vend, e që as sot, as atëherë nuk kanë pasur guxim të ju marrin ne pyetje për as një krim që dyshoheni si vrasës hajna e kriminel ku gati dy të dyshuarit e Hagës më se paku do të dalin të fajshëm, në krahasim me kriminelet e hajnat që i keni sot në parti.