Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Liri Loshi po kërkon që për diasporën të bëhet një ligj i veçantë.
Sipas tij, specifika e Kosovës është lidhja e fuqishme me diasporën.
Ai përmes një postimi në Facebook, shprehet se diaspora mund ta ndryshoj ekonomikisht Kosovën.
Prandaj, shton se vullneti është i madh dhe ky vullnet duhet të materializohet.
Postimi i plotë:
Diaspora duhet të definohet me ligj si aseti kryesor i Republikës së Kosovës. Kosova duhet ta këtë Ligjin e veçantë për diasporën.
Secili popull ka specifikat e veta. Specifikë e jona është lidhja e fuqishme e diasporës me atdheun.
Me një koordinim dhe bashkërenditje të mirëfilltë, diaspora mund ta ndryshojë ekonomikisht Kosovën.
Vullneti është i madh dhe në duhet të bëjmë gjithçka që ky vullnet të materializohet.