Kryeministri në detyrë vizitoi nënë Ferdonijen, ajo thotë se ia lehtësuan dhimbjen

Aktuale

Kryeministri në detyrë vizitoi nënë Ferdonijen, ajo thotë se ia lehtësuan dhimbjen

Më: 29 janar 2021 Në ora: 13:25
Kryeministri në detyrë vizitoi nënë Ferdonijen, ajo thotë se ia lehtësuan dhimbjen

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti së bashku me përfaqësues të tjerë të kësaj partie kanë qëndruar në shtëpinë muze të Ferdonije Qerkezit nga Gjakova, të cilës në luftën e Kosovës i janë rrëmbyer dhe ekzekturuar bashkëshorti dhe katër djemtë.

Në një postim në Facebook zonja Ferdonije Qerkezi ka njoftuar për takimin duke thënë se ndonëse ndjen dhimbje të madhe, vizitat e tilla e lehtësojnë atë.

“Me dhimbjen ne bashkëjetojmë! Por kur të tjerët na vizitojnë, Atë na e lehtësojnë!

Falenderoj kryeministrin Avdullah Hoti dhe stafin e tij!”,shkroi zonja Ferdonije në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat