Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me Andrey Kovatchev - eurodeputet, nënkryetar i Grupit të EPP-së për zgjerimin, Ballkanin Perëndimor dhe Fqinjësinë Jugore dhe David McAllister eurodeputet, nënkryetar i EPP-së dhe kryetar i AFET,.
"Biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend dhe për procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare", tha Hoti.
Ai tregoi se nga Kovatchev dhe McAllister morri vlerësimet më të larta për punën e deritanishme të Qeverisë në përputhje me orientimin programor dhe ideologjinë e partive anëtare të EPP-së.
Hoti njoftimin e bëri në Facebook.