Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas kërkesës së presidentit serb, Vuçiq, për rikthimin e shërbimit të detyruar ushtarak në Serbi shkaku i Kosovës.
Hoti ka kërkuar që këto deklarata të merren seriozisht nga BE-ja.
Ai ia ka rikujtuar Hotit se Kosova ka ushtrinë e gatshme dhe tanimë pjesë e ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse.
“Më me qetësi, më me qetësi”, ka shkruar Hoti.
Postimi i tij i plotë:
Presidenti i Serbisë kërkon rikthimin e shërbimit të detyruar ushtarak në Serbi shkaku i Kosovës!
Këto deklarata duhet të merren me shqetësim nga Bashkimi Evropian. Por, ne nuk brengosemi.
Ne kemi ushtrinë tonë. E gatshme, dhe tanimë pjesë e ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse.
Më me qetësi, më me qetësi!