Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, disa herë ka ftuar në debat televiziv liderin e LVV-së, Albin Kurtin.
Madje, Hoxhaj, me padurim është duke e kërkuar një debat të tillë, ku ka filluar edhe të sulmoj, por që e din se fuqia e tij politike, nuk mund të matet me Kurtin.
Megjithatë, ai thotë se Kurtin do ta fuste në xhep.
Por, Kurti këto akuza dhe ftesa për debat është duke i marr në heshtje.
Ai nuk dëshiron të debatoj me pretendentin për kryeministër të PDK-së.
Megjithatë, nga partia e Kurtit, është dikush që kërkon debat me Hoxhajn.
E ai është kandidati për deputet i LVV-së, Liri Loshi.
“Nëse është fjala për debat unë do ta zgjedhja Enver Hoxhajn e PDK-së”, shkruan Loshi në Facebook.