Kurti: Jam kundër taksës ndaj Serbisë, preferoj reciprocitetin

Aktuale

Kurti: Jam kundër taksës ndaj Serbisë, preferoj reciprocitetin

Më: 29 janar 2021 Në ora: 14:31
Daniel Hamiltton dhe Albin Kurti

Kryetari i VV-së dhe kandidati për Kryeministër, Albin Kurti, është shprehur kundër taksës 100% të vendosur nga qeveria Haradinaj në të kaluarën.

Në një intervistë me Daniel Hamiltton, Kurti ka thënë se ai është më shumë për reciprocitet dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, e jo për taksën.

“Tarifat, në të kaluarën janë implementuar si një lloje gjobe, si ndëshkim”, ka thënë Kurti për taksën 100% ndaj produkteve serbe.

“Unë jam më shumë për reciprocitetin si parim – ku thjesht një mirëkuptim reciprok mes dy shteteve do të krijojë marrëdhënie normale mes nesh (Kosovës dhe Serbisë)”, ka shtuar Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat