Gashi: Asnjë propagandë e presion nuk na nënshtron, LDK-ja po ngritet

Aktuale

Gashi: Asnjë propagandë e presion nuk na nënshtron, LDK-ja po ngritet

Më: 29 janar 2021 Në ora: 14:42
Arben Gashi

Kandidati për deputetë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë që asnjë propagandë dhe asnjë presion nuk i nënshtron ata.

Ai shton se LDK-ja po ngritet së bashku me popullin e Kosovës.

“Asnjë propagande, dhe asnjë presion nuk na nënshtron. LDK po organizohet, po ngritet ne lartësitë e veta, se bashku me popullin e Kosovës. Për fitore!”, ka shkruar Gashi.

Ndërsa, sot sekretari i LDK’së, Arban Abrashi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar ngritje në sondazhe me 2.9 për qind.

Abrashi ka shkruar në Facebook se të dhënat nga anketimi dhe terreni tregojnë për ngritje të LDK’së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat