(E plotësuar 15:45) - Tre raste të variantit të ri me COVID-19 janë shënuar në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Zemaj tha se ditëve të kaluar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dërguar 30 mostra në institutin gjerman me qëllim të hulumtimit rreth variantit të ri COVID-19.
“Nga interesimi jonë rezultatet e kryera kanë treguar se 3 mostra kanë rezultuar në testimin me variantin e ri”, tregoi Zemaj.
***
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në një konferencë për media ka thënë se ditëve të kaluara IKSHPK-ja ka dërguar 35 monstra në Gjermani për variantin e ri të virusit COVID-19.
Zemaj ka thënë se nga 35 mostra, tri mostra janë pozitivë me variantin e ri të Covid-19.
“Nga 35 mostra që i kemi dërguar, 3 prej tyre kanë rezultuar pozitiv”, ka thënë Zemaj.
Ai këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media.