Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Kurti mbetet zyrtarisht jashtë garës

Aktuale

Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Kurti mbetet zyrtarisht jashtë garës

Nga: D.RR Më: 29 janar 2021 Në ora: 15:35
Albin Kurti

Gjykata Supreme ka vendosur për ankesat e subjekteve politike, ku dy prej tyre janë pranuar pjesërisht.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka mbetur jashtë listës.

E për këtë ka ardhur reagimi i parë nga Vetëvendosje, ku asisteni i Kurtit, Arianit Beqiri, thotë se “regjimi i kapur nuk po e lejon Kurtin të kandidojë”.

Sipas tij, kjo po ndodh për shkak se Kurti do të jetë më i votuari në historinë e politikës së Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Gjykata Supreme lë jashtë zgjedhjeve Albin Kurtin.

Pra: regjimi i kapur NUK PO E LEJONË Albin Kurtin të kandidojë, sepse do të jetë më i votuari në historinë politike kosovare. Krejt çfarë po duan është ta pengojnë aq sa munden.

#meAlbinin, kryeministrin e ardhshëm e më të mirin të Republikës së Kosovës.

#KREJTdheDREJT

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat