Gjykata Supreme ka marrë vendim që ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me mos certifikimin e Albin Kurtit nga ana e KQZ-së, të refuzohet.
Supremja e ka hedhur poshtë ankesën, duke mos ia lejuar Kurtit kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i cili e ka mbështetur vendimin në fjalë.
“Mos e shani Gjykatën Supreme, vetëm e ka zbatuar ligjin në këtë rast”, shkroi Miftaraj përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Mos e shani Gjykatën Supreme, vetëm e ka zbatu ligjin në këtë rast!