Analisti nga Amerika Bleron Baraliu, ka reaguar pasi Gjykata Supreme ka vendosur që të mos ia lejojë Albin Kurtit kandidimin për deputet.
Baraliu ka thënë se megjithëse nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, do t’ia thyejë rekordin Ibrahim Rugovës.
Ai parashikon që VV-ja të marrë 400 mijë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, përcjell Bota sot.
“Kështu paska qenë e shkruar - që Albin Kurti t’a thyejë rekordin e Ibrahim Rugovës pa marrë pjesë fare në listë. Nr.1= zbrazet. #400K vota!”, ka shkruar Bleron Baraliu në Facebook./BS